E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtorët e tij në qeli,  Veliaj i jep 150 MLN pa garë “ITE GROUP” të Sokol Zotkaj
Lajme

Drejtorët e tij në qeli, Veliaj i jep 150 MLN pa garë “ITE GROUP” të Sokol Zotkaj

Edhe pse drejtorët po i përfundojnë të gjithë në qeli, Erion Veliaj  vazhdon përsëri të japë i qetë tendera të dyshimtë. Bëhet fjalë për një procedurë që mban numrin e referencës REF-96023-02-21-2024 dhe ka si objekt “Materiale për rrjetin e ndriçimit Unaza e Madhe”.

Tenderi në fjalë ka si fond limit shifrën prej 15,957,200 lekë të reja pa TVSH ose rreth 190 milionë lekë të vjetra me TVSH. Tenderi është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, institucion i varur nga Bashkia Tiranë.

Nëse hulumtojmë dokumentat e tenderit do të shikojmë që ka marrë pjesë vetëm një firmë. Bëhet fjalë për ITE GROUP në pronësi të Sokol Zotkaj. Duke qenë pjesëmarrësja e vetme, kjo firmë nuk e ka patur aspak të vështirë që të shpallet fituese.

Ajo ka fituar me ofertën prej 12.286.700 lekë të reja pa TVSH ose gati 150 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo vlerë nga ana tjetër, rezulton të jetë sa 78% e fondit limit të tenderit. Duke qenë se kemi të bëjmë me një tender pa konkurrencë, ka dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar që në fillim dhe se procedura e tenderit ka qenë thjesht një farsë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.