E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryetari i Bashkisë Tiranë,operohet në QSUT
Lajme

Kryetari i Bashkisë Tiranë,operohet në QSUT

Ndërhyrja u krye me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Lajmi është bërë me dije nga Bashkia e Tiranës.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë.

Pas arrestimit të tre drejtorëve të tij, Mariglen Qato, Redjan Molla dhe vendosja e një tjetër mase sigurie për Taulant Tushen, kryebashkiaku Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrje në tëmth.

Duket se kryebashkiaku nuk po e përjeton dhe aq mirë rënien e drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë të Bashkisë Tiranë në pranga.

Të enjten, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bashkisë së Tiranës.

Në prangat e policisë ranë Mariglen Qato, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.