E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e gazetarit: 16 ministra shkojnë me taksi  1 herë në dy ditë në SPAK
Lajme

Deklarata e gazetarit: 16 ministra shkojnë me taksi 1 herë në dy ditë në SPAK

Gazetari Basir Çollaku  ka folur në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, duke thënë se “një pjesë e njerëzve të drejtësisë kanë rrëshkitur nga profesioni” dhe mendojnë se një vullnet politik sot nuk e bën fajtor dikë nesër kur të gjitha gjurmët janë aty.

Ai u shpreh  ne “Open” se duhet të kërkohet se përse nuk ka avancime në rastet që sipas tij kanë nisur të hetohen në SPAK.

Sipas tij në Prokurorinë e Posaçme janë hapur dosje për kryeministrin Rama, për vëllanë e tij si edhe ka “16-17 ministra që shkojnë me taksi thuajse 1 herë në dy ditë në SPAK”.

“Një pjesë e njerëzve të drejtësisë kanë rrëshkitur nga profesioni dhe mendojnë se një vullnet politik sot nuk e bën fajtor nesër kur gjurmët janë aty. Rasti i  zonjës Xhaçka ngjan me atë të zotit Kokëdhima në rastin e investimit atje. Ka edhe dosje që përfshijnë Ramën vetë, është dosja e McGonigal, e regjistruar në SPAK.

Duhet të kërkojmë pse nuk ka avancime për të. Aty denoncohen Balla, Veliaj, Gjiknuri, Rama. Është dosja e vëllait të Ramës, është e hapur. Ka shumë gjëra në SPAK, në Gjermani. Këtë duhet të kërkojë drejtësia për këdo. Janë shumë ngjarje gjyqësore, ke 16-17 ministra që shkojnë me taksi pothuajse 1 herë në dy ditë në SPAK. I ke me akuzë direkte, janë nën hetim.

Drejtuesi i SPAK ka deklaruar se ka regjistruar procedimin penal që do të thotë se është në hetim. Është Gjiknuri, Xhaçka , Beqaj, Tahiri, Xhafa, Balluku, janë në SPAK”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.