U plagos në aksidentin e 5 ditëve më parë, humb jetën vajza e re
Ndërron jetë në spital 24-vjeçarja, e cila ishte plagosur, pas aksidentit të rëndë në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, i cili ndodhi në 8 prill 2024.
Në lidhje me këtë aksident tragjik, policia njoftoi se ka ndaluar shoferin e automjetit, Jetmir Dacin. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 4 shtetas, mes të cilëve edhe 24-vjeçarja, që humbi jetën 5 ditë pas aksidentit.
I arrestuari, 44-vjeçari nga Peshkopia, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



