E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Nuk mund të këtë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e tij
Lajme

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Nuk mund të këtë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e tij

Kryetari i Grupit parlament të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë  një deklaratë për mediat. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama si të përfshirë në afera korruptive.

Bardhi:  Grupi parlamentar i PD dënon qasjen e mazhorancës për të mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Koncepti i ri që ka ngritur mazhoranca se votës se deputetëve apo të Kuvendit të Shqipërisë nuk i imponohet dot një vendim i Gjykatës Kushtetuese, në fakt është rrëzim i parimeve mbi të cilën është ndërtuar bashkëjetesa në vendin tonë. Nëse mazhornaca dhe opozita kanë një konflikt si ai që kishim me përpara viti, kush është institucioni që e zgjedh konfliktin. Kushtetuta e ka përcaktuar se këtë konflikt mes mazhoranës dhe opozitës se ne nuk do të kalojmë në vetëgjyqësi e zgjidh Gjykata Kushtetuese. Nëse ti opozitës duke mos zbatuar vendimet e GJK i heq edhe mundësinë për të marrë drejtësi ne institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta, praktikisht ke rrëzuar shtetin ke rrëzuar çdo mjet demokratik me te cilat opozita dëshiron ti bëjë betejat e veta, Ai vendim e detyronte mazhornacën të ja dorëzonte drejtësisë Olta Xhaçkën. Mbrojtja politike është mesazhi me i gabuar për luftën ndaj pandëshkueshmërisë qe ne te gjithë bashkë kemi rënë dakort që është dmosdoshmëri që Shqipëria të eci përpara. Nuk mund të këtë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e Edi Ramës…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.