E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot u vërtetua që Rilindja është një klikë mafioze
Lajme

Sot u vërtetua që Rilindja është një klikë mafioze

Takimi i Ramës në Athinë vërtetoi se Rilindja është një organizatë, por organizatë mafioze dhe jo politike.

Administrata e ministrive, bashkive nga gjithë Shqipëria shkoi në Athinë, administrata e burgjeve etj. Të gjithë për të krijuar iluzionin se janë qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Sigurisht pati edhe disa emigrantë në koncertin e Noyzit.

Çfarë tregon kjo?

Organizim mafioz, propagandistik dhe iluziv për të manipuluar njerëzit.

Sekti i Rilindjes është një organizatë e mirëfilltë mafioze që vjedh shqiptarët pasi ka marrë peng Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Ata nuk pyesin për njerëzit, atyre nuk u dhimbset kurrkush, Shqipëria jo e jo. Për ta Shqipëria është një plaçkë për t’u vjedhur, shqiptarët ca derdimenë që mund t’i mashtrosh si dhe sa të duash.

Ata kanë sukses në propagandë se kanë para droge e para të vjedhur pafund.

Ata kanë sukses në propagandë se kanë investuar që shqiptarët të mbeten injorantë ose në nevojë të kafshatës së bukës.

Ata kanë sukses në propagandë se paratë e vjedhura dhe të drogës i përdorin për të blerë heshtjen e burokratëve të korruptuar të Evropës dhe Amerikës.

Megjithatë ata kanë frikë se e vërteta mund prishë magjinë e propagandës, ndaj edhe ata nuk i dhanë fjalën asnjë emigranti që jeton në Greqi të fliste, sepse kanë frikë mos thuhej e vërteta sy për sy.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.