Tensione te Bashkia e Tiranës/ Protestuesit hedhin tymuese e flakadanë
Situata në protestë në para Bashkisë së Tiranës është tensionuar.
Protestuesit hodhën pak momente më parë tymuese e flakadanë.
Kjo ndodhi në momentin kur në podium po fliste aktivistja Adriana Kalaja.
Ndërkohë, në terren vihen re forca të shtuara policisë dhe masa më të rrepta. Bashkia është rrethuar me një gardh metalik më i fortë se herët e tjera.
Megjithatë, protestuesit janë të vendosur të protestojnë dhe po kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



