E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Kush është Aleks Marku që  terrorizoi  femijët  në gjumë duke i mbajtur peng
Lajme

FOTO/ Kush është Aleks Marku që terrorizoi femijët në gjumë duke i mbajtur peng

Fëmijët e Aleks Markut, 40-vjeçarit që i terrorizoi duke qëlluar në ajër me kallashnikov, janë dërguar te familjarët e tyre në Lezhë.

Në prani të psikologes, ata kanë treguar ngjarjen e rëndë dhe frikën që kanë përjetuar gjatë kohës që ishin me babain. Ata thonë se kanë qenë në gjumë kur babai ka qëlluar me kallashnikov pasi “po sulmohej nga armiku”.

Sipas tyre, ai ka vijuar të qëllojë edhe kur ka ardhur policia dhe i ka kërkuar të vetëdorëzohet.

“Kemi qenë në gjumë kur babai nisi të thërrasë se po sulmoheshin nga armiku. Ai thoshte armiku po vjen te dera dhe qëllonte me armë nga ballkoni.Edhe kur erdhi policia ai thërriste dhe qëllonte”.

40-vjeçari i cili njihej si person problematik dhe që ishte denoncuar nga bashkëshortja për dhunë në familje, dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike kur ka qëlluar në ajër me kallashnikov. Edhe kur forcat RENEA kanë mbërritur në vendngjarje dhe i kanë kërkuar të vetëdorëzohet, 40-vjeçari ka vijuar të qëllojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament me qira që Marku kishte marrë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Durrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.