E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta kallëzoi  Autoritetin  e Dosjeve, thirret  Filip Talo në prokurori
Lajme

Ilir Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve, thirret Filip Talo në prokurori

Filip Talo është thirrur në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime në orën 10.30.

Mësohet se Talo do pyetet për kallëzimin e Metës kundër autoritetit te Dosjeve.

Kush është Filip Talo?

Filip Talo ka lindur në Lushnje në vitin 1969.

Ai rezulton të ketë qenë shok klase me ish-presidentin Ilir Meta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.

Në vitin 1989 ai ka dashur të arratiset nga Shqipëria dhe këtë plan ia ka treguar shoku të tij të klasës me inicialet I.M, që për Autoritetin e Dosjeve është Ilir Meta dhe për këtë të fundit Ilir Murataj.

Sipas të dhënave, Filip Talo rezulton që deri në vitin 2013 të ketë punuar në Drejtorinë e Metrologjisë.

Ky institucion është në varësi të Ministrisë së Energjetikës dhe Transporteve e cila në atë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtonte vendin në koalicion me Partinë Demokratike.

Madje, në një raport të Kontrollit të Shtetit bërë në drejtorinë e metrologjisë është edhe emri i Filip Talos.

KLSH kërkon që për këtë person të vendoset një gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve apo një masë administrative pasi nuk kishin respektuar procedurat në disa tenderë të zhvilluara.

Filip Talo sipas këtij dokumenti, mbante detyrën e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Pas këtij viti sipas informacioneve Talo rezulton të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kthehet herë pas herë në Shqipëri.

Ndoshta do t’i duhet të kthehet sërish për t’u pyetur nga Prokuroria, të cilës Ilir Meta i ka kërkuar që ta hetojë këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.