Një 64-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes. Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Petrelë të Tiranës.
Nga familjarët është deklaruar se 64-vjeçari është tërhequr nga lopa.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë shtëpiake.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.