Trajneri i Dortmund pas finales së humbur: Ja çfarë i thashë Bellingamit
Edin Terziç ka pranuar se ka zhgënjim në radhët e skuadrës së tij pas humbjes së finales së Ligës së Kampioneve, por edhe krenari për atë që kishin dhuruar në fushën e lojës. Trajneri i Borusia Dortmund theksoi pas ndeshjes me Realin se ekipi duhej të kuptonte se uria e kampionëve të mëdhenj kishte bërë diferencën.

“Është e vështirë, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Sa i përket paraqitjes, ne bëmë një ndeshje të madhe. Por gjithashtu edhe zbuluam se pse ata u shpallën kampionë për herë të 15. Ata kanë qenë shumë efektivë, kjo është ajo që na mungonte ne.
Jam krenarë që ne shfaqëm një ndeshje të mirë, i treguam të gjithëve që kishim ardhur të fitonim, jo të luanim një ndeshje. Ishim shumë pranë saj, mungonin vetëm gjëra të vogla. Por duhet t’i përgëzojmë, të kesh këtë uri për të fituar përsëri, e sheh pse janë kampionë të vërtetë. Për ne ky është një moment krenarie, kemi sjellë 100 mijë njerëz nga Dortmundi në Londër. Ishte një udhëtim fantastik.
Të jem i sinqertë, jam pak edhe i zbrazur brenda meje, pasi ishte një mundësi e mirë dhe për fat të keq ne nuk ia dolëm. Ne tani duhet të mbajmë lart besimin, nuk duhet të na pushtojë dyshimi. Çdo gjë në jetë nis me besimin, nuk ka vend për dyshime.
Unë sot i thashë të njëjtën gjë Xhud, ashtu siç i kam thënë Erling Ha;land, se isha krenar që kam qenë trajneri i tyre, Unë isha aty kur fituan trofeun e parë në karrierë, kur fituam Kupën e Gjermanisë në vitin 2021, por isha thuajse i sigurt se nuk do të isha rreth tyre kur të fitonin Ligën e Kampioneve. Erling ia doli në sezonin e kaluar por për fat të keq unë isha këtu kur Xhud e fitoi, është një moment krenarie për të, ndaj urime atij dhe familjes”, tha Terziç pas finales.
Karlo Ançeloti vazhdon e koleksionon Liga Kampionesh si askush më parë, por ai vetë bën të qartë se nuk mësohet kurrë duke fituar. Pas fitores në finale me Realin ndaj Borusia Dortmund, ai pranoi se kishte qenë një duel i vështirë dhe ekipi i tij ishte detyruar të ndryshonte shumë gjëra pas pushimit të ndeshjes për të siguruar këtë trofe.

“Nuk mësohesh kurrë, pasi ka qenë e vështirë, shumë e vështirë, më shumë se sa mendonim. Në pjesën e dytë ishim më mirë, më shumë ekuilibër, më pak topa të humbur. Kjo është një ëndërr që vazhdon.
Udhëzimi për Vinicius? Ia tërhoqa pak veshin, në pjesën e parë ishim pak dembelë, kishim humbje të vazhdueshme të topit dhe kundërshtarët luanin siç dëshironin.
Kros? Ka pak trishtim, ai dëshironte që ta mbyllte kështu, E mbylli dhe tani duhet respektuar vendimi”, tha Ançeloti pas ndeshjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



