E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Dhërmi/ Zbardhet dëshmia e dy kolegëve të arrestuar: Gerald Shehu na tha do ju vras! E morëm trupin e futëm në bagazhin e bakinës
Lajme

Vrasja në Dhërmi/ Zbardhet dëshmia e dy kolegëve të arrestuar: Gerald Shehu na tha do ju vras! E morëm trupin e futëm në bagazhin e bakinës

Është zbardhur dëshmia në polici e dy punonjësve të hotelit Greccia, të cilët akuzohen se ndihmuan Gerald Shehun të fshihte trupin e recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili u ekzekutua nga 43-vjeçari në një nga dhomat e stafit.

Mësohet se 33-vjeçari Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti kanë deklaruar se kanë qenë të detyruar të ndihmonin bashkëpronarin e hotelit për të zhvendosur trupin nga dhoma tek bagazhi i mjetit të Gerald Shehut.

Sipas dy punonjësve, ky i fundit i ka kërcënuar se do t’i vriste nëse do të tregonin.

Dyshohet se persona të tjerë mund të jenë përfshirë duke ndihmuar 43-vjeçarin në fshehjen e krimit.

Po merren në pyetje punonjësit e hotelit për të zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Trupi i 31-vjeçarit, Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se u vra nga Gerald Shehu, dhëndri i pronares së hotelit “Greccia” në Dhërmi pak pas mesnatës së të mërkurës (6 Qershor), u gjet ditën e sotme (7 Qershor) në një gurore në afërsi të fshatit Vuno.

Ka qenë vetë autori i dyshuar i krimit të rëndë që gjatë marrjes në pyetje në Greqi, ku edhe u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për të udhëtuar në Spanjë me destinacion Anglinë, që ka treguar se ku kishte hedhur trupin e viktimës.

43-vjeçari Gerald Shehu, sipas uniformave blu, “zhduku” trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit i ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, 33-vjeçari Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti.

Dyshohet se 31-vjeçari është qëlluar për vdekje nga Gerald Shehu dhe më pas trupi i tij është mbështjellë nga tre personat duke e nxjerrë jashtë ambienteve të hotelit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.