Silvinjo flet për sfidën nesër: Spanja më e mira e grupit, por ne nuk dorëzohemi!
Shqipëria luan nesër në orën 21:00 “ndeshjen e jetës” në “EURO 2024”. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën në stadiumin e Dyseldorfit ku do të kërkojnë fitoren ndaj “Furia Roha” për të siguruar për herë të parë në histori kualifikimin për në raundin e 1/16.
Silvinjo pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë, ndërsa Spanja nga ana tjetër do të zbresë me formacionin e dytë, ashtu siç ka bërë me dije pak ditë më parë trajneri, Luis De La Fuente.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Spanjën tekniku brazilian, Silvinjo u shpreh se nesër ndaj Spanjës do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë.
“E dini më mirë se unë ka më shumë cilësi në mesin e fushën, janë të lidhur në qendër se në krah, ka lojtarë të shpejtë në krah se në qendër. Krijojnë pak hapësirë deh janë të vendosur mirë në mbrojtje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



