E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Hanin e Hotit 35-vjeçari turk
Lajme

Arrestohet në Hanin e Hotit 35-vjeçari turk

Një 35-vjeçar turk i shpallur në kërkim Spanja si anëtar i organizatë kriminale, është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër, ditën e sotme. Bëhet me dije se 35-cvjeçari vidhte banesa në Spanjë.

Për 35-vjeçarin e identifikuar me inicialet K.N.M. gjykata spanjolle ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

“Në PKK Hani i Hotit, në dalje, u ndalua shtetasi K. N. (M.), 35 vjeç, sepse pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga autoritetet në Spanjë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi”,njofton policia.

Po ashtu, një 47-vjeçar turk është arrestuar në flagrancë në PKK Port, Durrës pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar.

“Në PKK Port, Durrës, u dalje, u arrestua në flagrancë shtetasi turk Y. A., 47 vjeç, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë, të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”,njofton policia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.