Shqipëria del me humbje nga pjesa e parë
Në Dyseldorf po luhet ndeshja e fundit e Grupit B, Shqipëri-Spanjë, e cila është vendimtarë për kalimin në 1/8 e finaleve të EURO 2024, shkruan Syri.Net.
Pjesa e parë e takimit mes Shqipërisë dhe Spanjës u mbyll me rezultatin 0-1.
“Furia e Kuqe” spanjolle ka arritur të shënojë vetëm brenda 13 minuta përballë “Legjionarëve” tanë, duke na prerë goxha hovin, në këtë sfidë tejet të rëndësishme.
Një kundërsulm i spanjollëve është finalizuar më së miri nga Ferran Torres, i cili me një goditje diagonale brenda zonës mposht portierin Strakosha.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



