E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Austria fitoi me Holandën dhe del e para e grupit
Lajme

Austria fitoi me Holandën dhe del e para e grupit

Në “Olympiastadion” të Berlinit u luajt ndeshja e xhiros së tretë e Grupit D mes Holandës dhe Austrisë, shkruan Syri.net.

Austria fiton mes spektaklit 3-2 dhe me tre pikët e m,arra renditet e para e grupit.

Përsa i përket sfidës, në minutën e 6-të zhbllokohet rezultati, me Austrinë që kalon në avantazh.

Ishte Donyell Malen i cili shkakton autogol në portën e tij.

Me avantazhin 1-0 për austriakët mbyllet pjesa e parë, teksa e dyta fillon me gol.

Gakpo në minutën e 47-të barazon rezultatin, por që nuk zgjat shumë.

Në minutën e 59-të Schmid kalon Austrinë sërish në avantazh.

Nuk ndalen golat në këtë sfidë, me holandezët që reagojnë përsëri dhe në të 78’ Depay barazon 2-2.

Por, Austria me Sabitzer (81′) rikthen epërsinë dhe vulos rezultatin përfundimtar 3-2.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.