Mblidhet Komisioni i ‘Censurës’ nga Rilindja, opozita bojkoton
Mazhoranca ka mbledhur sot për herë të parë Komisionin e Posaçëm për Disinformim, komision i ngritur pa transparencë dhe në mënyrë të njëanshme.
Është në stilin e kësaj mazhorance që pasi i ngre komisionet në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë konsultim me grupet e interesit, t’i bëjë thirrje opozitës dhe aktorëve të tjerë të përfshihen.
Ky komision shihet nga opozita dhe ekspertët si përpjekje për kontroll total të fjalës së lirë ne mediat online dhe në rrjetet sociale të individëve të ndryshëm.
Ngritja e komisionin të posaçëm për disinformimit ka nevojë për një proces sa transparent dhe gjithëpërfshirës.
Parlamenti ka ngritur komisonin duke mos u konsultuar me opozitën e vendit, me Këshillin Kombëtar të Sigurisë të Presidentit të Republikës dhe me aktorë të tjerë sidomos ata ndërkombëtarë si ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE, e gjithë kjo shmangie e qëllimshme rrit dyshimet për qëllimin real të Edi Ramës.
Në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Dizinformimin, ku ishin pjesë vetë socialistët, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, theksoi se ngritja e këtij komisioni s’ka të bëjë me luftën partiake.
Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dizinformimi sot është nje shqetesim qe lidhet me se shumti edhe me zhvillimin e teknologjise e që bota demokratike duhet t’i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



