Artan Lame del nga Prokuroria e Posaçme! Në hetim për tjetërsim pronash
Mbi dy orë në SPAK, Artan Lame del nga Prokuroria e Posaçme! Në hetim për tjetërsim pronash
Arsyeja e thirrjes së Lames në SPAK, është për t’u pyetur mbi një dosje te Prokurorisë së Posaçme sa i takon legalizimeve ne këmbim të votës për zgjedhjet lokale te vitit 2019, ku në pranga pak kohe me pare u vunë një ish-punonjës i ALUIZNI-T dhe një ish kryeplak.
Lame hyri në ambientet e SPAK në orën 15:00 dhe ka dalë pas orës 17:00. Arsyeja e thirrjes së Lames në SPAK mësohet se është mbi një dosje të Prokurorisë së Posaçme sa i takon legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale te vitit 2019. Lidhur me këtë rast, pak kohe me pare u vunë në pranga një ish-punonjës i ALUIZNI-T dhe një ish kryeplak.
SPAK ka prova dhe raporte e ekspertime ligjore, që vërtetojnë se gjatë 10 viteve, Artan Lame ka shkatërruar, falsifikuar e zhdukur genplane, planimetri, harta, certifikata e regjistra hipoteke, emra pronarësh legjitim, sipërfaqe tokash, trojesh e objektesh, duke bërë pronarë politikanë, qeveritarë, zyrtarë drejtësie, policie e kriminelë.
Më 18 qershor 2022, pas arrestimeve në kadastrat Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, u konstatua se nga 2342 regjistra në Tiranë, vetëm 250 janë të pa dëmtuar, ndërsa 1100 regjistra janë zhdukur; qindra faqe janë hequr, zëvendësuar, grisur, e falsifikuar nga banda e Artan Lames.
Anti-krimi konstatoi, se 11 mijë e 230 faqe të lëna bosh dhe 1800 dosje të falsifikuara në emra pronarësh e sipërfaqesh në Tiranë, Vlorë, Durrës, Kavajë e Lezhës, bazuar në rendin numerik e kohor, janë bërë pas 26 marsit 2019, periudha pas emërimit të Artan Lames, drejtor kadastre.
Kujtojmë se Lame dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës më 9 mars 2023.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



