E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja Tahiri dhe ‘dosja Habilaj’, ja çfarë pret Italia nga drejtësia shqiptare
Lajme

Çështja Tahiri dhe ‘dosja Habilaj’, ja çfarë pret Italia nga drejtësia shqiptare

Reagon edhe Maks Haxhia, avokati qe mbron Tahirin

Andrea Orlando, Ministri i Drejtësisë së Italisë, dha sot një konferencë shtypi të përbahskët me homologen e tij shqiptare, Etilda Gjonaj.

Pyetjes “çfarë prisni ju nga drejtësia shqiptare për dosjen Tahiri – Habilaj dhe a keni sjellë material shtesë për këtë dosje”, Orlando iu përgjigj:

“Nuk komentoj veprimet e magjistraturës italiane, imagjinoni, aq më tepër veprimet e magjistraturës shqiptare.

Detyra jonë, funksioni ynë është që shkëmbimet ndërmjet magjistraturave të zhvillohen sa më mirë dhe jo të gjykojmë në vend të gjyqtarëve apo të hetojmë në vend të prokurorëve. Nuk mund të bëjmë detyrën e tyre.”

Nderkohe edhe avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm  Haxhia është shprehur se nuk ka asnjë provë të re që çoi në ndalimin e daljes jashtë Shqipërisë të Saimir Tahirit dhe bllokimin e pasaportës së tij.

“Sot në zyrë gjeta vendimin e gjykatëses për ndalimin e Tahiri jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhej të iniciohej”, u shpreh Mask Haxhia.

Avokati bëri me dije se do ta apelojnë këtë vendim të gjykatës, të cilin e konsideroi qesharak.

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka ndaluar ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri daljen jashtë Shqipërisë dhe i ka bllokuar pasaportën.

Ky vendim është marrë pasi Tahiri është person nën hetim për favorizim të grupit të Habiljave që trafikonte drogë në sasi të mëdha nga Vlora drejt brigjeve italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.