E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas Metës, Bashës dhe Frangajt, Rama i jep kullën më të lartë 71 kate familjes Berisha
Lajme

Pas Metës, Bashës dhe Frangajt, Rama i jep kullën më të lartë 71 kate familjes Berisha

Pas Ilir Metës, Edi Rama po ‘zbut’ me kulla edhe Familjen Berisha. Ditën që firmosi kullën 50 kate për ish-shoferin e Ilir Metës (skraparlliun Fatmir Merkaj), Rama ka firmosur kullën më të lartë për Familjen Berisha, 65 kate, duke zbritur nga froni kullën 60 kate të Gon Papulit.

“Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.”, thuhet në vendimin e KKT.

Në total kulla do jetë 71 kate. Pas kompanisë Klar qëndron biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i cili në media është lakuar se qarkullon paratë e Familjes Berisha dhe se pas tij qëndron Shkëlzeni.

Sipas mediave, përveç dhëndrit Jamarbër Malltezi, “lavatriçja” me e madhe e miliardave të Shkëlzen Berishës, është Shkëlqim Beshiri, i cili po ndërton pallate, kulla e komplekse vilash në Tiranë, Durrës, Lalz, Vlorë e Himarë; për të cilat, tatimet, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, Anti-krimi Ekonomik dhe SPAK e dinë që nuk kalojnë në rrugë bankare, por nuk hetojnë se nga vijnë.

Gjithsesi nuk dihet burimi i parave të investimit për kullën 71 kate, kur vetëm taksa kushton mbi 10 milionë euro.

SPAK, i cili merret me gazetarin Elton Qynon dhe pensionistin Namik Simixhiun, duket i pafuqishëm për të goditur pastrimin e parave me kulla në Tiranë.

Ndërkaq, njerëzit që mbulojnë pasuritë dhe që dyshohet se pastrojnë paratë e Ilir Metës, si Fatmir Merkaj, Gentjan Sula, Agron Çela etj., kanë marrë leje për kulla, resorte, kompleks vilash dhe hotele.

Pa kullë nuk ka mbetur as Lulzim Basha.

Pas kullës “Lion Rezidencë” në hyrje të Parkit të Liqenit, një investim dhjetëra milionë euro dhe ndërtuar pjesërisht mbi pronë publike dhuruar me VKM, qëndrojnë Lulzim Basha dhe Sandër Frangaj, të cilët e kanë ndarë kullën, duke e kaluar në emër të kunetërve Erion Isufi dhe Erion Gina./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.