E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy Vangjelët e Himarës, misionarë të shovinzimit grek për përrallën e Vorio- Epirit
Lajme

Dy Vangjelët e Himarës, misionarë të shovinzimit grek për përrallën e Vorio- Epirit

Himara i duhet të gjithëve: Bandës së Edi Ramës, i duhet për të vazhduar pazaret e fshehur vjedhjet; bandës së Sali Berishës e Ilir Metës, i duhet për të marrë ato toka që kanë ngelur pa u vjedhur, kurse Micotaqisit, i duhet për të thënë që Himara është popullsi e territor grek…

Me urdhër të Edi Ramës, Kryesia e PS caktoi kandidat për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavon, ish-deputetin dhe ish-ministrin e LSI në qeverinë “Berisha-Meta”, shtetasin grek banor të Dropullit, prej 6 muajsh banor i Himarës e prej 4 muajsh Prefekt i Vlorës që jeton në Tiranë.

Përballë do ketë kandidaturën e PD dhe të Partisë Greke e shoqatës “Omonia”, këtë herë pa koalicion zyrtar me Partinë e Lirisë, mbasi Edi Rama i dha Sali Berishës vulën e partisë dhe po  jep leje kullash e po bashkëpunon me të.

Por pavarësisht, nëse kandidat rival do jetë djali i Fredi Belerit, ose ndonjë ushtar tjetër i PBDNJ e Omonias; realisht, në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, do përballen dy Vangjelët e Greqisë: Vangjel Tavo në logon e PS dhe Vangjel Dule me logon e PD.

Duke njohur aktivitetin e tyre, në shërbim të interesave shtetërore, kombëtare e qarqeve ekstremiste shoviniste greke kundër Shqipërisë, nuk ka asnjë dyshim se Vangjel Tavo e Vangjel Dule që është maska e kandidatit rival, janë misionarë besnik të Greqisë.

Kryeministri Edi Rama e përzgjodhi Vangjel Tavon, që ta përdorë si përfaqësues grek, për të marrë dhe votat e atyre 2000 himariotëve me kombësi greke, por dhe të atyre emigrantëve që do dërgojë Micotaqis, për të votuar kandidatin e Sali Berishës e Vangjel Dules në Himarë.

Të gjatit të qeverisë, Vangjel Tavo i duhet kryetar, për të mbajtur dhe komanduar Bashkinë e Himarës, për dy qëllime e interesa: Të vazhdojë pazaret me ndërtuesit e oligarkët, dhe të mbajë të fshehtë batërdinë që ka bërë 13 vite me Jorgo Goron, Lenc Gjikurinë etj.

Bandës së Sali Berishës, Ilir Metës, Vangjel Dules e miqve të tyre dhe oligarkëve që janë të njëjtët; Bashkia e Himarës u duhet për të marrë ato toka që ka lënë pa marrë banda e Edi Ramës; ndërsa Micotaqisit, i duhet për të thënë që Himara është popullsi e territor grek.

Këtë hipotezë greke, Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule e kanë mbështetur publikisht prej 30 vitesh, duke u bërë zëdhënës të qarqeve ekstremiste e shoviniste anti-shqiptare, edhe si pjesë aktive mbështetëse e grupit “Mavi” e partisë “Agimi i Artë”.

Madje dy Vangjelët, në çdo rast provokimesh e presionesh nga këto qarqe edhe politike-shtetërore greke, kanë mbajtur qëndrim personal e politik, si misionarë të shovinizmit grek për projektin e përrallës territoriale të “Vorio-Epirit”.

Të dy Vangjelët e Himarës, nuk e braktisin misionin prej shërbëtori të qarqeve anti-shqiptare greke e janë në një linjë me Fredi Belerin; madje ata kanë qenë dhe janë shefat e tij në propagandën dhe veprimet anti- shqiptare të helenizimit të Himarës e krejt jugut.

P.sh., më 10 prill 1994, kur grupet ekstremiste greke sulmuan me armë postën kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër e vranë dy oficerë shqiptarë, Vangjel Dule e Vangjel Tavo në atë kohë drejtues të “Omonias”, atë sulm e quajtën: “Luftë për çlirimin e territorit grek”.

Më 8 nëntor 2018, Vangjel Tavo e Vangjel Dule, me flamujt grek në dorë e të Vorio-Epirit, shkuan në ceremoninë e varrimit të ekstremistit anti-shqiptar Kostandin Kacifasit, duke u bërë pjesë e turmës greke, që bënte thirrje për marrjen e jugut të Shqipërisë më luftë.

Ndërsa më 4 nëntor 2018, dy Vangjelët dhe Fredi Beleri, shkuan  në familjen e Kaçifas, të shoqëruar nga deputetja ekstremiste greke Eleni Theocarus, ku i thanë nënës së tij, se gjaku i Kaçifasit u derdh për çlirimin e trojeve të atdheut tonë grek./Pamfleti

Dy Vangjelët e Himarës, misionarë të shovinzimit grek

Dy Vangjelët e Himarës, misionarë të shovinzimit grek

Dy Vangjelët e Himarës, misionarë të shovinzimit grek

Dy Vangjelët e Himarës, misionarë të shovinzimit grek

Dy Vangjelët e Himarës, misionarë të shovinzimit grek

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.