E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha e Malltezi kërkojnë zëvëndësimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë
Lajme

Berisha e Malltezi kërkojnë zëvëndësimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën për ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe jamarbër Malltezin, dhëndrin e tij, që ndodhen prej muajsh në arrest shtëpie, pasi po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

 Berisha dhe  Malltezi kanë kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë. Ata kërkuan dorëheqjen e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Berisha dhe Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie”, ndërsa çdo kërkesë e tyre për ndryshim të masës së sigurisë është rrëzuar nga GJKKO dhe Apeli i GJKKO-së. Edhe më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e paraqitura nga ish-Kryeministri, i cili ka kërkuar vazhdimisht ndryshimin e masave të sigurisë, apo edhe lejimin për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.