E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bëri kallëzim të rremë për të përfituar kompensimin 60.000 euro, e pëson 27-vjeçari, automjeti u gjet i fshehur në…
Lajme

Bëri kallëzim të rremë për të përfituar kompensimin 60.000 euro, e pëson 27-vjeçari, automjeti u gjet i fshehur në…

Një 27-vjeçar në Vlorë është proceduar, për shkak se bëri kallëzim të rremë se i kishin vjedhur makinën.

Policia njofton se qëllimi i 27-vjeçarit ishte për të përfituar kompensimin me vlerë 60 000 euro.

Automjeti u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë.

Vlorë

Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij me vlerë 60 000 euro, për të përfituar kompensimin me të njëjtën vlerë, procedohet penalisht 27-vjeçari.

Gjendet i fshehur në një garazh dhe sekuestrohet automjeti i 27-vjeçarit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. Ç., banues në Itali, se në Zvërnec i kishin vjedhur automjetin e tij tip “Range Rover” me targa italiane, me vlerë 60 000 euro, organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti.

Nga veprimet hetimore, bazuar dhe në pamjet filmike të siguruara, rezultoi se shtetasi K. Ç. kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, me qëllim përfitimin e kompensimit me vlerën 60 000 euro, nga kompania e siguracionit të automjetit.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 27 vjeç, banues në Itali.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë, automjeti tip “Range Rover”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.