Video/ Transportohet me helikopter burri që u godit nga helika e skafit duke i dëmtuar këmbët
56-vjeçari ka pasur nevojë për mjekim më të specializuar.

56-vjeçari që u godit nga gomonia në Karaburunn është nisur me helikopter drejt Tiranës. Mësohet se 56-vjeçari ka prerë këmbën, teksa nuk dihet ende gjendja e tij.
Njoftimi: Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi). 56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore. Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



