Raportimi/ Dumani rendit në Kuvend problematikat e strukturës së posaçme
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka nënvizuar mungesën e kallëzimeve nga institucionet publike, si një nga problematikat me të cilat përballet Prokuroria e Posaçme.
Kreu i SPAK po prezanton në Kuvend raportin vjetor, ku ka renditur disa nga problematikat e SPAK dhe BKH.
Dumani tha se një pikë tjetër është mungesa e hetuesve të BKH dhe numri i lartë i rasteve të mbartura.
“Masa arrest me burg që kemi kërkuar ne janë vetëm 29 përlind të totalit. Numri total i të paraburgosurve nga SPAK zë vetëm 8.5 përqind nga numri i përgjithshëm.
Shqetësimet tona:
Mungesa e përcaktimit ligjor të statusin të prokurorit pas përfundimit të mandatit,
Mungesa e këshilltarëve ligjor
Adresimi i ngarkesës së shtuar sipas pikës 8 neni 178/ b të Kushtetutës ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të vlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë.
Mungese referimeve nga insitucioneve publike
Shtimi i hetuesve të BKH
Numri i konsiderueshëm i hetimeve të mbartura,
Mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave nga institucionet e huaja
Mungesa e kompetencave vendore e gjykatave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazë hetimi për subjektet e posaçme”, u shpreh ai.
Ai tha se grupet kriminale janë sofistikuar dhe se shqiptarët janë bërë faktor dominues në trafikun e drogës.
‘Kemi paraqitur disa shqetësime të cilat shpresoj të gjejnë mbështetje dhe zgjidhje nga Kuvendi, të tilla si mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorit të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës së shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë, shtimi i numri të hetuesve të BKH, numri i konsiderueshëm i procedimeve të mbartura. Hetimet e vitit 2023 tregojnë se grupet kriminale janë sofistikuar dhe përfshihen në tregun ndërkombëtar të trafikut të drogave të forta duke pasur dhe kontrolluar trafikun në cikle të mbyllura dhe duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës së trafikut të kokainës. Këto grupe kriminale janë aktive kryesisht në Amerikën e Jugut, Britaninë e Madhe por edhe në rajon.’, tha kreu i SPAK.
Sipas Dumanit, vepra penale e pastrimit të parave është më e zhvilluar në Tiranë, ndërsa trafikimi i drogës është më i pranishëm në Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Kurbin.
‘Duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e grupeve klriminale të cilët opercojnë përmes call centerave dhe duke mashtruar shtetas të BE. Dëmi që i shkaktohet viktimave shkon në miliona euro. Analiza e tregjeve krimianele në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durërsi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë-Kruja. Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është evidentuar në Durrës, Shkodër, Tiranë, Laç dhe Fushë-Krujë. Vrasjet dhe tentativatë për vrasje janë më të shpeshta në Durrës, Fushë-Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve.’, theksoi Dumani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



