E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pokuroria kërkon ekspertim psikiatrik për Hygerta Metën dhe vëllezërit
Lajme

Pokuroria kërkon ekspertim psikiatrik për Hygerta Metën dhe vëllezërit

Vranë dhe groposën babain në oborr

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar ekspertim psikiastrik për Hygerta Metën dhe dy vëllezërit e saj të cilët dyshohen per vrasjen e babit të tyre Pëllumb Meta në shtëpi dhe më pas e groposën.
Grupi i ekspertëve pritet të percaktojë nëse Hygerta, Hyseni dhe Amarildo Meta si dhe nëna e tyre Blerina, kanë probleme të karakterit mendor apo e kanë kryer krimin me paramendim. Ekspertët kanë marrë pyetjet nga prokuroria dhe pritet tiu japin përgjigje. “Pasi të administrojmë aktekspertimin psikiatrik dhe disa akte të tjera do të përfundojmë dhe hetimin e rastit” – tha një burim nga prokuroria.
Pëllumb Meta u vra dhe gropos në ambjentet e pronës së tii në Shënavlash te Durrësit. Djali I tij e kishte denoncuar të zhdukur por më pas u zbulua krimi tronditës. Fillimisht vrasjen e pranoi e bija Hygerta, studente por më vonë policia zbuloi se autor ishte I biri Hyseni. Djali I vogël është arrestuar për bashkëpunim. Motivi I vrasjes mbetet I paqartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.