E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Artan Hoxha: Çmimet janë rritur në jug, sepse është rritur “gjoba” e zyrtarëve ndaj hoteleve!
Lajme

Artan Hoxha: Çmimet janë rritur në jug, sepse është rritur “gjoba” e zyrtarëve ndaj hoteleve!

Artan Hoxha thotë se çmimet janë rritur në jug sepse janë rritur “gjobat” që zyrtarët u vendosin hoteleve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Edi Rama duhet ti shohë “grupet armiqësore” në qeveri dhe jo jashtë vendit.

“Këtë pjesën që ka apo jo njerëz? Unë shkoj në Borsh, nuk kanë arritur akoma oligarkët, të njëjtët njerëz që kam parë vitet e tjera, kam parë dhe këtë vit. Çmimet ishin njësoj, shezlloni falas, mëngjesi falas, çmimi njëlloj. Por, çfarë kishte ndodhur?

Këtë që ankohet Rama për grupet armiqësore, këta i ka në qeveri ai. Leja merret online, por më thonë, nuk ma jepte se duheshin paguar 5 milionë. Vjet kam paguar 2 milionë. Ajo ministrja e turizmit që vjen vërdallë ajo, bashkë me inspektorët, vijnë ata që kontrollojnë gropën sepktike. Inspektoriati më kot, duan edhe këta para.

Çmimet janë rritur sepse gjobaxhinjtë e pushtetit i’a kanë rritur gjobën të gjithëve, përveç atyre resorteve të mëdha. I fusin çfarë gjejnë përpara, i mbysin. Normal do rrisin çmimin”, tha Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.