Gazetari tregon pse u rrit çmimi i barit: Kërkesa nga turistët dhe ‘eksporti’ ka shtuar sipërfaqet e mbjella
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar situatën e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri.
Hoxha tregoi se gjatë këtij viti ka pasur një përpjekje të madhe për goditjen e kanabisit nga veriu në jug të vendit.
Ai u shpreh se ka pasur një sipërfaqe të konsiderueshme me lëndë narkotike, pasi sipas tij kultivuesit kanë dashur “të kapin sezonin turistik”. Sipas tij në këtë rritje të kultivimit ndikon edhe rritja e vetë çmimit të lëndës narkotike. Gjithashtu Hoxha zbuloi se në Shqipëri ka një rritje në masë edhe të “shtëpive të barit”.
“Këtë vit ka një përpjekje të madhe për goditjen e kanabisit nga veriu në jug. Monitorimi me helikopterë po kryhet. Besoj se do qëndrojë deri në nëntor. Helikopteri ka më shumë aftësi zbulimi sepse fluturon më ngadalë.
Tashmë pikat e nxehta të kultivimit të kanabisit dihen. Sipërfaqja e zbuluar ka qenë shumë e madhe. Kjo ndikon edhe nga rritja e çmimit të kanabisit në treg. Kultivuesit kanë dashur të kapin sezonin turistik për shitjen. Lënda do të shitet ose te turistët ose jashtë vendit. Shtëpitë e barit janë rritur në masë brenda Shqipërisë po ashtu”, tha ai.
Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar se akuzat e hedhur së fundmi në media nga Alda Nikolli për Nuredin Dumanin dhe deklaratat se si ai trajtohet në burg në mënyrë speciale, mund të jetë një përpjekje për të ulur besueshmërinë e tij.
Ai u shpreh se kjo mund të jetë një fushatë e nisur nga jashtë, në mënyrë që dëshmitë e dhëna prej tij deri tani, dëshmi që kanë dërguar pas hekurave persona të rëndësishëm të botës së krimit, mund të shpallen të pabesueshme nëse Dumani humb statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, e për pasojë këto persona të lirohen.
“Më duket histori si puna e ajsergut. Historia nuk duket kaq e kollajtë saç paraqitet.
Dumani shumë i rëndësishëm për shumë çështje të SPAK.
Janë tentuar edhe më parë që Dumani të vlerësohet si person i pabesueshëm.
Ai nuk duhet të trajtohet si bashkëpunëtor i drejtësisë sepse për mua ai nuk ka qenë i sinqertë me SPAK, i ka zbuluar Prokuroria vetë më vonë.
Në këtë betejë për ta nxjerrë të pabesueshëm shoh edhe këtë ngjarje.
Objektivi është që edhe pse është në burg Dumani, thesari më i madh që SPAK ka dhe ruhet në kushte ekstreme, tregon që jo vetëm nuk u ruaka, por ai një nga vrasësit më të paskrupullt që ka parë ky vend pasi nuk kishte as rregulla e parime, pa din e iman, i vjen kjo akuzë.
Në vetvete kjo ngjarje tregon se Dumani vijon aktivitetin kriminal pra ai mund të devijojë hetimet dhe mund të urdhërojë akte kriminale. Nëse provohen dmth që humb statusin e bashkëpunëtorin e drejtësisë, dhe të gjithë ata që janë arrestuar nga dëshmitë e tij, lirohen sepse dëshmitë e tij nuk janë të besueshëm”, thotë Artan Hoxha për “News24”.

Gazetari Artan Hoxha, ka folur në lidhje me dosjen e 21 janarit dhe hetimin e kësaj çështje nga SPAK.
Hoxha u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, duhet të ishte duke u gjykuar jo për çështjen Partizani, por për atë që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar.
“21 Janari, ngjarje që hetimet ende nuk kanë reshtur kurrë. 21 janari ngjarje për të cilën nuk ka dëshmuar kurrë presidenti Topi, ka bërë një libër se si u bë grushti i shtetit, por nuk ka dëshmuar kurrë.
Nuk ka dëshmuar zoti Basha, prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e cila nuk iu kundërvu qeverisë por nuk bëri çfarë kërkoi ai. Nuk dëshmoi kryeministri që thirri protestën, zoti Rama. Të gjitha këto e kalojnë 21 në një nivel tjetër. E kemi trajtuar si ngjarje banale por është vijë demarkacioni për zhvillimet politike në këtë vend.
Dy vajzat e Aleksit janë bërë sot të rritura sa për të ndjekur çështjen. Shkuarja e çështjes në SPAK sot ë ketë një qasje tjetër edhe nga politika. Berisha duhet të ishte në SPAK për 21 Janarin jo për kompleksin Partizani. Do të ketë zhvillime interesante. Nuk është hetuar asnjëherë në nivel politik”, tha.
Hoxha zbulon se kjo dosje përmbante të dhëna që mund t’i nxirrnin probleme ish kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Kjo dosje u mbyll sipas tij, pasi kryeprokurori Adriatik Llalla i propozoi një shpërblim në post më të rëndësishëm, prokurorit që po merrej me çështjen.
“Sot 21 janari, ata që hetojnë nuk kanë më hetim politik, kanë mbrojtje ligjore nuk i kërcënon më njëri
Ekziston një dosje hetimore që është marrë vetëm me prishjen e provave të 21 janarit. Këtu do të ketë zhvillime.
Prokurori që po hetonte mblodhi prova që mund t’i nxirrnin probleme Berishës, kryeprokurori Adriatik Lala i ofroi një vend pune më të mirë prokurorit që merrej me çështjen, e emëroi si kryeprokuror të Vlorës, i mori dosjen dhe ja mbyllën.
Pra iu ofrua sheqer, i thanë ke një post më të mirë e hiq dorë nga kjo dosje. Kjo është një dosje që ne nuk kemi dijeni por do ti bashkohet fashikullit të SPAK
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



