E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Memaliaj/ Autori zbriti nga makina dhe qëlloi me breshëri, plumbat kapën edhe kamarierin dhe një klient
Uncategorized

Memaliaj/ Autori zbriti nga makina dhe qëlloi me breshëri, plumbat kapën edhe kamarierin dhe një klient

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin me armë zjarri në Memaliaj, ku mbetën të vrarë tre persona, përkatësisht Shyqyri Kalemi 74 vjeç, Marsel Çela 47 vjeç dhe Gledio Muka 36 vjeç.  I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç (vellai i Shyqyri Kalemit), i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

vrasja memaliaj

Gazetari Igli Çelmeta raporton se dy viktimat Marsel Çela dhe Bledar Muka janë përkatësisht kamarieri dhe klienti, në lokalin ku u qëllua me breshëri armësh. Ndërsa shënjestra, Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit, i njohur edhe si Tiku Kalemi, i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka gjetur duke u djegur në zonën e Mallakastrës një automjet tip BMW.

Mësohet se viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

Referuar burimeve policore, nisur edhe nga një rindërtim i ngjarjes, bën të ditur se pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemi ishte Muka, ndërsa viktima tjetër ishte brenda lokalit, ku edhe e kanë kapur plumbat e qëlluar me breshëri.

Në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, një nga autorët ka zbritur nga makina tip BMW ngjyrë e zezë dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Shiko Videon🎥

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.