E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meqë jemi në ‘Champions League’ e turizmit Mesdhetar/ Policia, IKMT dhe Krimi Ekonomik “terror” në lokalet e Karaburunit
Lajme

Meqë jemi në ‘Champions League’ e turizmit Mesdhetar/ Policia, IKMT dhe Krimi Ekonomik “terror” në lokalet e Karaburunit

Shiko Videon🎥

Pak ditë më parë kryeministri paralajmëroi vlonjatët se do të bien në gropën e gjoksit të vet nëse rrisin çmimet, nuk mirëpresin turistë, etj etj.

Pati shumë debat se kush e ka fajin që këtë vit turizmi nuk po ecën. Ndryshe nga një vit më parë, nuk e kemi parë kryeministrin të dalë e të na mburret se erdhën aq e kaq turistë.

Jo gjithmonë fajin e kanë lokalet, hotelet, sipërmarrësit, qytetarët, etj. Së pari është përgjegjësia e shtetit dhe se si mundet të vijnë turistë, kur në mes të sezonit turistik, IKMT nis prishjet në bregdet, bashkitë lënë plehrat rrugëve, teksa policia terrorizon bizneset.

Në  lokalet në Karaburun në mes të sezonit turistik, donëse të gjithë janë plot me turistë, policia, IKMT, Krimi Ekonomik, Tatimet, apo OSHE kanë vënë shiritin duke terrorizuar pronarët dhe bashkë me ta edhe tursitët që janë larguar të alarmuar. A mund të kemi turizëm me të tilla skena?

Shiko Videon🎥

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.