E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot protesta e 19-të para Bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e Veliajt
Lajme

Sot protesta e 19-të para Bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Ditën e sotme, në orën 11:00, pritet të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës protesta e 19-të, e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga PD-ja si dhe figura të njohura të artit.

Qindra qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Protestat para kësaj bashkie po zhvillohen për skandalet që kanë ndodhur në këtë institucion, siç janë afera e inceneratorëve dhe dosja “5D”, ku janë arrestuar pas hetimeve të SPAK-ut, një sërë drejtorësh.

Edhe vetë Veliaj u mor në pyetje nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve, ndërsa gjykata lëshoi disa ditë më parë masa të tjera sigurie, me urdhër të prokurorit të posaçëm.

Në protestat e fundit nuk kanë munguar tensionet, përplasjet me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda godinës së bashkisë.

Janë hedhur edhe flakadanë dhe shishe me benzinë, si dhe janë djegur goma. Anëtarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk janë lejuar që të futen në institucionin e bashkisë.

Megjithatë, qytetarët kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.