E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rekord në Bosnje, 20 veta i bien pianos njëkohësisht
Uncategorized

Rekord në Bosnje, 20 veta i bien pianos njëkohësisht

Disa gjendeshin në gjunjë, të tjerë ishin shtrirë barkas, por 18 fëmijë boshnjakë dhe dy mësues të tyre arritën të luanin njëkohësisht një pjesë muzikore në piano, duke shënuar një rekord të ri botëror.
Pjesëmarrësit u trajnuan për 3 muaj për performancën e tyre të përbashkët me pjesën “Galop-Marche”, të cilën kompozitori Albert Lavignac e shkroi në shekullin e XIX për 8 duar.

Shfaqja u mbajt në Bashkinë e qytetit të Sarajevës, e cila i është nënshtruar rinovimeve pasi u përfshi nga flakët gjatë luftës së viteve ’90.

Secili prej pjesëmarrësve përdori një dorë për të luajtur pjesën. Përpjekja e tyre, që ende duhet të njihet zyrtarisht nga “Guinness World Records”, mund rekordin paraprak të vendosur nga 18 të rinj italianë në vitin 2014.

Performuesit e së martës ishin nxënës muzike të moshës 9 deri në 15 vjeç, nga komunitetet boshnjako-kroate dhe serbe. Në një vend ende të përçarë, koncerti përcolli një mesazh paqeje, dashurie e miqësie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.