E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë provash  kërkon ende SPAK, apo presin të shohin Ramën me thesin e parave në krahë?
Lajme

Çfarë provash kërkon ende SPAK, apo presin të shohin Ramën me thesin e parave në krahë?

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar intervistën e ish zv.kryeministrit Arben Ahmetajn për akuzat që ky i fundit hodhi ndaj qeverisë dhe drejtësisë në Shqipëri.

Tomorri është shprehur se nuk e kupton se cilat janë provat që duhet të dalin më shumë për drejtësinë, teksa ironizon se tani mungon që vetëm Rama të dalë me thes në krahë dhe të thotë ja provat.

“Ne mund të merremi me intervistuesin dhe me intervistën, mendoj që është më mirë të merremi me atë që ai ka thënë nëse qëndrojnë apo jo ajo që ka treguar Ahmetaj.

Nuk e kuptoj se cilat janë provat që duhet të dalin, mungon që vetëm Rama të dalë me thes në krahë dhe të thotë ja provat. Kur ai thotë që kryeministri ka një kompani e cila grabit paratë e taksave të qytetarëve është një akuzë e rëndë për më tepër thuhet që ai ka qenë dhe vetë prezent.

Këtu duhet një përgjigje pasi është vënë në pikëpyetje interesi i kryeministrit dhe janë organet e drejtësisë që duhet të japin një përgjigje se e kemi hetuar akuzën e Ahmetajn në llogari të kryeministrit dhe të dalë e vërteta nëse janë akuza të rreme apo jo kjo është në interes të qytetarëve.

Hetimi që ka bërë SPAK ndaj tij ishte si pasojë e inceneratorëve dhe më pas u nda pasi nuk arritën tri faktojnë se ka bërë korrupsion me inceneratorët dhe e kaluan në sitën e hetimit pasuror.”, tha gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.