Mundësi i Urës Vajgurore, mposht kuksianin Sait Prizreni
Për ku po bëhet gati Lali Eri?
https://www.instagram.com/reel/C-iBTbKNEMM/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mesa duket ka nisur të “stërvitet” edhe për një sport të ri, atë të mundjes.
Këtë na e ka treguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet me kreun e Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni.
Gjatë videos, që sigurisht është një show i radhës i Lali Erit, ky i fundit “mund” Sahit Prizrenin në Paris, duke e shtrirë në tapet. Gjithë këtë e bën me një lëvizje të vetme, duke treguar kështu “aftësitë” e tij për këtë sport.
Mesa duket këto medaljet e marra nga mundësa të huaj të ish-republikave socialiste sovjetike, të konvertuar në shqiptarë, e kanë detyruar Lali Erin tani të fillojë të “afësohet”.
Po për ku po bëhet gati Lali Eri meqë ka filluar mundjen?
Pasi zbuloi kolegët e SPAK-ut po stërvitet që të bëjë mundje, por se ku do ta bëjë mundjen e vërtetë le të presim edhe pak kohë për ta kuptuar.
Kujtojmë këtu që ai është në sitën e SPAK dhe po hetohet për disa afera korruptive.
Ndoshta Veliaj e ka “nuhatur” se çfarë mund të ndodhë dhe ka nisur përgatitjet.
Të shkojë si të shkojë, të paktën të jetë i stërvitur se nuk i dihet asnjëherë. Këto taktika dhe lëvizje mund t’i duhen në të ardhmen./CNA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



