E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO lë në burg Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj
Lajme

GJKKO lë në burg Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në burg Julian Meçaj dhe

Julian Meçaj-Plarent Dervishaj

GJKKO ka lënë në burg Plaurent Dervshajn dhe Julian Meçajn.

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Plarent Dervshajn dhe Julian Meçajn.

Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj u ekstraduan ditën e djeshme nga Dubai.

Dervishajt iu komunikuan 2 masa sigurie “arrest me burg”, që kanë vendosur për të në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa Mecajt iu komunikua masa “arrest me burg” për ngjarjen e 1 nëntorit 2019, ku në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksander Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Dervishaj dhe Meçaj janë shprehur para gjyqtares Rudina Palloj se kanë ardhur vetë për tu përballur me drejtësinë dhe kanë kërkuar masa më të buta sigurie, pasi sipas tyre nuk kanë rrezik për t’u larguar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.