Histori e vërtetë.Kuptimi i jetës në dy momente.
Dikur një fermer i varfër skocez, ndërsa punonte arën e tij, dëgjoi zërin e një fëmije që duke qarë i kërkonte ndihmë. Menjëherë la veglat e tij dhe vrapoi drejt një vendi mbushur me baltë nga ku vinte zëri. Çfarë të shohë? Një djalë të tmerruar, tashmë të zhytur deri në në bel në baltë, luftonte më kot për t’u çliruar duke ulëritur. Menjëherë, fermeri shpëtoi djalin, i cili me siguri do të vdiste ngadalë dhe me dhimbje.
Të nesërmen, një karrocë e shndritshme me dy kuaj ndaloi përpara shtëpisë së tij. Zbriti një zotëri fisnik veshur mirë, i cili iu prezantua si babai i djaloshit që kishte shpëtuar fermeri. – Do të doja t’ju shpërbleja për aktin tuaj, tha zotëria. Ju shpëtuat jetën e djalit tim. – Jo, nuk është e mundur të paguhem për atë që bëra, u përgjigj fermeri skocez, duke hedhur poshtë ofertën.
Në të njëjtën kohë, te dera e shtëpizës u shfaq i birin i fermerit. – Ky është djali juaj? pyeti zotëria i veshur bukur. “Po,u përgjigj fermeri me krenari. – Do të bëjmë një marrëveshje. Më lejo t’i ofroj djalit tënd të njëjtin nivel arsimor që gëzon djali im. Nëse i vogli i ngjan pak të atit, atëherë, pa dyshim, duke u rritur do të bëhet diçka që ne të dy do të mburremi.
Dhe kështu ndodhi. I biri i fermerit ndoqi shkollat më të mira dhe u diplomua në fakultetin e njohur mjekësor të spitalit të Shën Marisë në Londër. Pas diplomimit, zbuloi penicilinën. Emri i ti, Aleksandër Fleming. I biri i pronarit fisnik, i cili u shpëtua nga hendeku me baltë, u godit nga pneumoni e rëndë pas disa vitesh. E vetmja mënyrë për ta shpëtuar ishte penicilina. Cili ishte emri i atij zotërie fisnik? Lord Randolph Churchill. Emri i djalit të tij? Sir Winston Churchill! Si e sjell jeta nganjëherë.
Fermeri i paarsimuar, babai i babait të penicilinës shpëtoi jetën e një fëmije, i cili, duke u rritur, do të qeveriste Britaninë dhe do quhej ndërkombëtarisht, “Ati i Fitores” i Luftës së Dytë Botërore. Mirënjohja praktike e lord Randolph Churchill hapi rrugën në krijimin e Fleming, i cili zbuloi penicilinën, që do shpëtonte, për herë të dytë, jetën të birit, Winston Churchill.
Një histori e mrekullueshme e dy personaliteteve të famshme, të cilët, dhe për shkak se ishin të famshëm, u bë e njohur.
Në të vërtetë, fermeri i varfër skocez bëri një të mirë me zemër të pastër, pa bërë llogari, sepse, thjesht besonte në fuqinë e saj dhe kjo e mirë shkoi shumë larg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



