Pashai i dha “bakshish” shefes së dosjeve të spiunëve, Gentiana Sula, 55 mijë m2 tokë në Lalz

∼Sipas kontratës me Ministrinë e Finacave, toka i është shitur me 10.8 Euro/m2 nga 230 Euro/m2 që ishte çmimi në vitin 2021, duke i falur afro 13 milionë Euro tokë shtetërore, por Gentian e Gentiana Sula si dhe ortaku i tyre, Redi Peza, nuk paguan as vlerën e caktuar, ndërsa Artan Lame, ia kaloi tokën në pronësi menjëherë e me letra false…

Në kupolën e oligarkëve të pushtetit, është dhe shefja e dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit, Gentiana Sula (Mara), futur nëpërmjet bashkëshortit Gentian Sula.

Gjatë 11 viteve qeverisje të PS, ka marrë 160 milionë Euro tenderë, 70 leje ndërtimi për pallate e kulla dhe për 4 resorte në Himarë, Sarandë, Vlorë e Lalz mbi toka shtetërore.

Me Vendim Nr. 292, datë 19 maj 2021, Babloku i ka dhënë firmës “S&D INVEST” të Gentian Sulës e “SVILUPPO MARE 1” të ortakut të tij Redi Peza, 55 mijë m2 tokë buzë detit në Lalz, për ndërtimin e një kompleksi e resorti me vila.

Si e daroviti Babloku  shefen e dosjeve të spiunëve, Gentiana Sula, me

Kjo sipërfaqe, iu shit me çmim 10.8 Euro/m2, në vlerë totale 595 mijë Euro, ose 24 herë më pak se çmimi shtetëror që ishte atë vit, për Pasurinë nr. 20/6, të Zonës Kadastrale Nr. 1925-Lalz.

Sipas llogaritjes, qeveria me urdhër të Edi Ramës e vendim të firmosur nga ish-Zv/kryeministri Erjon Braçe, i ka dhuruar afro 13 milionë Euro tokë shtetërore, shefes së dosjeve e ortakut të saj.

Vjedhja e kësaj sipërfaqe toke shtetërore në bregdetin e Lalzit, nuk mbaron me kaq, sepse ka qenë skenar për të vjedhur sa të mundeshin, nëpërmjet letrave zyrtare.

Në vendimin e qeverisë, thuhet se dy kompanitë “S&D INVEST” e “SVILUPPO MARE 1”, kanë bërë pagesën e plotë 59.5 milionë lekë të reja të tokës, para se të lidhnin kontratën e shit-blerjes me Ministrinë e Ekonomi-Financave.

Por në informacionin e ardhur në “Pamfleti” nga Ministria e Financave, thuhet se çifti i oligarkëve Gentian e Gentiana Sula dhe ortaku i tyre Redi Peza, nuk kanë e paguar as vlerën e blerjes së tokës në Lalz, ndërsa e kanë marrë, e kanë hipotekuar dhe kanë ndërtuar kompleksin e resortin me vila buzë detit.

Në nenin nr. 3/1 të kontratës së shit-blerjes datë 19 maj 2021, thuhet se Ministria e Financave, pranon që kompania blerëse e ka paguar plotësisht vlerën e tokës para lidhjes së kontratës, në llogarinë nr. 116-1110 të Drejtorisë së Pronës Publike në këtë ministri, por lekët nuk janë arkëtuar as sot pas 3 vitesh nga marrja e tokës.

Në kontratë, është vetëm viti 2021, pa autorizim pagese, pa numër transaksioni bankar nga private dhe pa numër kalimi te llogaria e Ministrisë së Financave, duke lënë bosh të gjitha të dhënat e një akti shtetëror shit-blerjeje e shlyerje pagese.

Në nenin nr. 4, pika 3, thuhet se përveç pagesës së menjëhershme, akti i kalimit të pronësisë së tokës shtetërore te blerësi privat, do të bëhet pas realizimit të projektit të resortit në Lalz, por ish-Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ia ka kaluar pronësinë 1 muaj pas nënshkrimit të kontratës dhe pa paraqitur mandatin e pagesës.

Ka një motiv kjo qokë: Përfituese 55 mijë m2 tokë shteti në Lalz, është Gentiana Sula, Kryetarja e Dosjeve të ish Sigurimit, ku shefe sektori është edhe gruaja e Artan Lames./Pamfleti

Publikuar nga Publik Media