Durrës/U hoqën si roje parkingu, bien në pranga katër persona pasi vodhën tre automjete
Katër janë kapur në flagrancë pasi dyshohen se kanë vjedhur tre automjete në Durrës. Dy prej tyre vodhën njërin prej automjeteve duke u hequr si punonjës parkingu.
Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet A. G., 53 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, Durrës, ka vjedhur automjetin tip “Benz”; R. H., 24 vjeç dhe P. M., 25 vjeç, pasi në një parkim në lagjen nr. 1, Durrës, këta shtetas, duke u prezantuar si punonjës parkimi, dyshohen se i kanë vjedhur automjetin një shtetasi dhe janë larguar; E. Gj., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “Volkswagen”.
Pas denoncimeve të shumta të qytetarëve, të cilëve u ishin vjedhur makinat brenda një kohë të shkurtër, policia bëri të mundur lokalizimin e vendndodhjes së tre automjeteve të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



