Kalabria ia merr në kthesë Shqipërisë për pushime me pak kosto
Nëse vitin e kaluar ishte Shqipëria vendi ideal për pushime verore, prej kostos së ulët, këtë vit vëmendjen e merr Kalabria.
Ujëra të pastra kristal, çmime ekonomike dhe mbi të gjitha pa dyndjen e turistëve, janë ato çfarë ofron rajoni në jug të Italisë.
Kalabrinë është një nga destinacionet e preferuara nga italianët së bashku me Pulian, Sardenjën dhe Siçilinë.
Kalabria ofron mbi 700 km vijë bregdetare midis detit Tirren dhe Jon, det të pastër kristal, fshatra dhe tre parqe kombëtare. Përzierja e detit, kulturës dhe natyrës e bëjnë edhe më tërheqëse, përfshirë këtu edhe çmimet konkuruese.
Çadra për 10 euro!
Në bregdetin Tirren në Campora San Giovanni, një fshat i Amanteas, një çadër me dy shezlongë kushton 10 euro, ndërsa parkimi është 2 euro.
E njëjta situatë është edhe në plazhin e afërt të Coreca-s (komuna Amantea) ku çadra me dy shezlongë kushton 15 euro.
Çmime padyshim të ulëta në krahasuar me mesataren italiane, për një det që s’ka të sharë krahasuar me atë të destinacioneve më në zë.
Në të njëjtin vend, një drekë buzë detit me një pjatë Tagliatelle, ton, dy gota verë dhe pjatë anësore kushton rreth 50 euro për dy persona.
Madje, lejohet të merrni edhe ushqim nga shtëpia.
Maria Grazia Gazzaruso tha se prej vitesh Kalabria njihej më shumë për problemet sesa për bukurinë e saj, por tani gjërat po ndryshojnë.
Vizitorët do të gjejnë jo vetëm detin, por edhe malet, parqet, vend për të bërë hiking dhe çiklizëm.
Kalabria ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë një destinacion i kërkuar në të ardhmen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



