E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë/ U rrëzua te shkallët elektrike të ‘Toptani’-t/ E mitura futet në reanimacion
Lajme

E rëndë/ U rrëzua te shkallët elektrike të ‘Toptani’-t/ E mitura futet në reanimacion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet, ku një 4-vjeçare është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të.

Menjëherë, e mitura është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku sipas informacioneve ndodhet në reanimacion.

4-vjeçarja raportohet se ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe fraktura në trup.

Gjendja e saj paraqitet stabël dhe po mbahet nën kujdes intensiv nga mjekët e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur teksa prindërit ishin në dyqane dhe e mitura është afruar tek shkallët dhe ka rënë aksidentalisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.