E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama mbyll mbledhjen pas 8 orësh në rezidencën qeveritare në Dajt
Lajme

Rama mbyll mbledhjen pas 8 orësh në rezidencën qeveritare në Dajt

Pas më shumë se 8 orësh është mbyllur mbledhja e kryeministrit Edi Rama në Dajt.

Mësohet se Rama, anëtarët e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit e institucioneve janë larguar nga rezidenca qeveritare.

Takimi nisi në orën 10:00, ndërsa të pranishëm ishin ministrat, drejtorët e institucioneve në varësi të Kryeministrisë, kryetarja e Parlamentit, nënkryetari i Parlamentit, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së dhe kryetarët e komisioneve Parlamentare të PS-së.

Ata kanë prezantuar objektivat për sesionin e ri parlamentar dhe për zgjedhjet parlamentare.

Gjithashtu, është bërë edhe një analizë për punën e ministrive. Të tjera tema diskutimi kanë qenë rruga e integrimit dhe lufta ndaj korrupsionit.

Kujtojmë së më datë 8 shtator do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime në strukturat e partisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.