E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Maliq/ Bashkëshorti dhunon gruan për motive xhelozie, e ndihmon dhe  babai!
Lajme

E rëndë në Maliq/ Bashkëshorti dhunon gruan për motive xhelozie, e ndihmon dhe babai!

E reja pëson dëmtime në fytyrë pas goditjeve me grushte

Një ngjarje rëndë është parandaluar sot në Maliq të Korçës, ku një grua është dhunuar për motive xhelozie nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri.

Një 28-vjeçare nga Maliqi është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj pas një debati në shtëpinë e tyre. Konflikti, i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, përfundoi me dëmtime të rënda në fytyrën e gruas, e goditur me grusht nga të dy.

Sipas informacioneve, 31-vjeçari ka goditur me grushte bashkëshorten e tij për motive xhelozie, duke i shkaktuar asaj dëmtime në fytyrë.

Në këtë konflikt të rëndë raportohet se është përfshirë edhe babai 31-vjeçarit, duke e dhunuar nusen së bashku me të birin.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, e cila është lajmëruar nga fqinjët, e reja është hequr nga duart e bashkëshortit dhe vjehrrit të saj duke parandaluar përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në një ngjarje të rëndë.

Bashkëshorti 31-vjeçar, Emanuel Zyfi, u arrestua nga policia, ndërsa vjehrri Trëndafil Zyfi u procedua në gjendje të lirë.

Nërkohë e reja është pajisur me urdhër mbrojtje, ndërsa burime bëjnë me dije se 31-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.