E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada amerikane zbardh diskutimet e kreut  të AMP Florian Sulejmani  me drejtorin e ICITAP
Lajme

Ambasada amerikane zbardh diskutimet e kreut të AMP Florian Sulejmani me drejtorin e ICITAP

Delegacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka përfunduar udhëtimin në SHBA, ku kanë kryer edhe një vizitë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, në selinë e ICITAP.

shba ducot

Ambasada e SHBA në Tiranë, bën me dije se Drejtori i Përgjithshëm i AMP, Florian Sulejmani është takuar gjatë kësaj vizite me drejtorin e ICITAP, Gregory Ducot, ku në qendër të diskutimit ka qenë progresin i AMP dhe ndikimin në reformën në drejtësi në Shqipëri.

Po ashtu, ambasada e SHBA, shprehet se Ducot ka vlerësuar partneritetin e fortë dhe sukseset ndërinstitucionale të AMP në rritjen e përgjegjshmërisë policore, si dhe luftën kundër korrupsionit.

Reagimi i plotë

Delegacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) përfundoi udhëtimin e tij në SHBA me një vizitë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, në selinë e ICITAP. Drejtori i Përgjithshëm i AMP Florian Sulejmani u takua me drejtorin e ICITAP Gregory Ducot dhe stafin e lartë për të diskutuar mbi progresin mbresëlënës të AMP dhe ndikimin e saj pozitiv në reformën në drejtësi në Shqipëri. Z. Ducot vlerësoi partneritetin e fortë dhe sukseset ndërinstitucionale të AMP në rritjen e përgjegjshmërisë policore, si dhe luftën kundër korrupsionit.

458161417_935999858555172_3115451822151790823_n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.