E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Linda Rama merr pjesë në ceremoninë e organizuar në Parlamentin e Shqipërisë për Gerti Bogdanin
Lajme

Linda Rama merr pjesë në ceremoninë e organizuar në Parlamentin e Shqipërisë për Gerti Bogdanin

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.

linda rama homazhe gerti bogdani kuvend2

Linda Rama u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të ish-deputetit të ndjerë në ceremoninë e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë kreu i qeverisë nuk ka marrë pjesë në homazhe, pasi ndodhet në Bruksel në një drekë pune të organizuar me liderët e Ballkanit Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

linda rama homazhe gerti bogdani kuvend3

Kryeministri Ramaka ditën e djeshme ndau një mesazh ngushëllimi për vdekjen e Gerti Bogdanit në një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes dhe familjes së ish-ligjvënësit demokrat.

“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani🙏”, shkroi kreu i qeverisë.

linda rama homazhe gerti bogdani kuvend4

Gerti Bogdani u nda nga jeta mesditën e djeshme (18 Shtator). Ish-deputeti po pinte kafe me miqtë e tij në hotel Rogner, kur ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ai u gjet pa ndjenja në tualetin e hotelit dhe u dërgua në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë.

linda Rama122linda Rama1133

linda rama homazhe gerti bogdani kuvend

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.