E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Apeli lë në burg policin Erjon Goxhara, plagosi për tradhti Lorenc Kostën
Lajme

Apeli lë në burg policin Erjon Goxhara, plagosi për tradhti Lorenc Kostën

Efektivi i policisë Erjon Goxhara, i cili qëlloi me 6 plumba pistolete drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kostën, do vijojë të qëndrojë në burg.

Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila në datën 17 shtator 2024, teksa shqyrtoi kërkesën e tij për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, vendosi të mos pranojë argumentet e Goxharës, duke e cilësuar të drejtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Në ankimin e tij, Goxhara pretendoi se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi, duke argumentuar se si kryefamiljar duhej të kujdesej për familjen dhe fëmijët.

Por këto rrethana nuk bindën Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila vendosi të miratojë vendimin e Shkallës së Parë, që linte në masën e “arrestit në burg” ish-efektivin e policisë, Erjon Goxhara.

Kujtojmë se Erjon Goxhara u vetë-dorëzua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, së bashku me armën e shërbimit me të cilën qëlloi 45-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00, të 19 gushtit 2024 në zonën e “Komunës së Parisit”.

Efektivi qëlloi me 5 plumba drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kostën, pasi pretendonte se ky i fundit kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e Goxharës.

Erjon Goxhara ka pohuar para efektivëve se nuk ishte qëllimi i tij që të vriste Kostën, për këtë arsye e kishte qëlluar me armën e shërbimit në pjesët e poshtme të trupit.

Sipas asaj që efektivi deklaroi në momentin që ishte në shoqërinë e vajzës, drejtori i Entit Rregullator të Energjisë e kishte provokuar duke kaluar para tavolinës së tyre.

Madje, Goxhara thotë se Kosta i kishte thënë edhe se “nuk ke çfarë më bën se unë të heq nga puna”./Ora News

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.