E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për  krijimin e  Shteti Bektashi:  Është një nismë për vetë Ramën dhe jo për besimtarët
Lajme

Berisha flet për krijimin e Shteti Bektashi: Është një nismë për vetë Ramën dhe jo për besimtarët

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë protestës të ditës të sotme theksoi se iniciativa e re të kryeministrit Rama, për krijimin e një Shteti Bektashi është një nismë për vetë Ramën dhe jo për besimtarët, pasi kërkon të largojë vëmendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet dhe qëndrimet antishqiptare.

“Mirënjohjen më të thellë, për ju qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionare dhe misionarë të kauzës së dejtë të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, të cilët përcjellin çdo natë të vërtetat tek shqiptarët, denoncojnë dhe demaskojnë regjimin e narko-shtetit që sillet me Shqipërinë e shqiptarët si një pushtues i egër, si një armik i egër i vlerave themelore të një shoqërie të lirë, votës së lirë, shtetit ligjor.

Të dashur miq!

Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.

Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes.

E ka për sulltanatin e Surrelit.

E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare”, theksoi Berisha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.