“Investitori strategjik” i Sazanit Kushner, do të ndërtojë “Muzeun e viktimave të NATO-s” në Beograd
Flamur Vezaj
“Investitori strategjik” Kushner, ose dhëndri i ish-Presidentit Trump, do të ndërtojë një muze në Beograd për të kujtuar, siç thotë kompania e tij, “viktimat e agresionit të NATO-s në Serbi.”

Që ta kuptoni ju që flisni për “investitorin strategjik” Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit Donald Trump dhe burrin e Ivanka Trump, i cili ka mbajtur detyrën e këshilltarit të lartë gjatë kohës së presidencës së Trump-it.
Kushner ka kompaninë “Affinity Partners,” të regjistruar në Majemi, dhe ka në plan të investojë në Shqipëri dhe Serbi, sipas kompanisë së tij, me kërkesë të qeverive përkatëse ose njerëzve pranë tyre. Çuditërisht, në të njëjtën kohë ka ardhur kërkesa nga njerëzit e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Aleksandar Vuçiç!
Në Shqipëri, e dimë të gjithë se qeveria i ka ofruar Sazanin.

Por në Beograd, dhëndri i Trump-it, me kompaninë e tij “Affinity Partners,” do të ndërtojë një muze që është përshkruar si një monument për “viktimat e agresionit të NATO-s në Serbi” gjatë luftës në Kosovë.
Më poshtë keni foton dhe linkun e letrës së investigimit të kryetarit të Komisionit të Financave në Senatin Amerikan, Roy Wyden, senator nga Oregoni, për më shumë detaje.”

P.S.Të fala Grenellit kur Ta takoni përsëri!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



