Monika Kryemadhi e pret kërcim lajmin e kallzimit nga policia : Nuk m’u ndanë…(VIDEO)
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është mes atyre opozitarëve që policia i referoi në SPAK, pas tensioneve të një dite me parë në Parlament, ku në oborrin e këtij institucioni u dogjën edhe karriget.

Por mesa duket këtë kallëzim, deputetja Kryemadhi e ka marrë me shumë sportivitet.
Në rrjetat sociale, ish kryetarja e LSI ka publikuar një video, ku shfaqet duke kërcyer, ndërsa shkruan: “Mood im pas një tjetër procedirmi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”.
“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drej tim Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëveë kabinetit qeveritar, sende të forta (ëpjes (ëpjes kariges thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thote policia.
EMRAT E DEPUTETEVE QE U CUAN NE SPAK
- Flamur Noka
- Gazmend Bardhi
- Bledion Nallbati
- Dhurata Çupi
- Flamur Hoxha
- Xhelal Mziu
- Lefter Geshtenja
- Agron Gjekmarkaj
- Ina Zhupa
- Lindita Mataliaj
- Dashnor Sula
- Luan Baci
- Lodovik Hasani
- Asllan Dogjani
- Elidon Bushati
- Erisa Xhixho
- Sorina Koti
- Sajmir Korreshi
- Edmond Spaho
- Kasem Mahmutaj
- vangjel Dule
- Monika Kryemadhi
- Isuf Çelaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



