Aksidenti me një viktimë në autostradën Thumanë-Tiranë
Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Thumanë-Tiranë.
Një automjet i tipit “Volkswagen” është përplasur me mjetin tip “Audi”, ndërsa ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit i Lazer Firza 60-vjeç, i cili ka shkuar në spital pa shenja jete.
Dyshohet që shkak i aksidentit të jenë punimet që po kryhen nga firma “Gener 2”, për rikonstruksionin e kësaj rruge e cila ka shfaqur probleme të mëdha në disa pika të saj.
Konkretisht në vendin ku ka ndodhur aksidenti po asfaltohet një pjesë e një korsie e cila ka pësuar ulje dhe dëmtime që pa u hapur akoma.
“Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



