E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liria e medias dhe gazetaria e pavarur në Shqipëri në kërcënim serioz
Lajme

Liria e medias dhe gazetaria e pavarur në Shqipëri në kërcënim serioz

 

Një raport i ri, i përgatitur nga dy qendra të pavarura që merren me studimin e medias, ka zbuluar rritjen shqetësuese të presionit mbi gazetarët në Shqipëri, përmes padive ligjore dhe sulmeve të hapura. Raporti, i publikuar nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropa (OBCT), thekson se gjatë periudhës janar-korrik 2024 janë raportuar 43 padi kundër gazetarëve, nga të cilat shumica janë regjistruar në Gjykatën e Tiranës.

Ky trend alarmues është një tregues i qartë i përpjekjeve për të heshtur median përmes mjeteve ligjore, ndërkohë që autocensura po bëhet një realitet i përditshëm për shumë gazetarë. Në raport nënvizohet se 94% e mediave në Shqipëri janë të kontrolluara nga një grup i vogël pronarësh me lidhje të forta politike dhe ekonomike, gjë që e ka thelluar krizën e pavarësisë editoriale. Përqendrimi i mediave në duar të pakta dhe presioni mbi gazetarët kanë krijuar një atmosferë ku raportimi kritik dhe gazetaria investigative janë gjithnjë e më të rralla.

Sipas raportit, autocensura është bërë një mekanizëm mbijetese për gazetarët që përballen me frikën e pasojave ligjore dhe politike, ndërsa raste të shumta të sulmeve verbale dhe fizike janë dokumentuar, përfshirë edhe kërcënimet nga zyrtarët publikë. Kjo situatë alarmante ka sjellë një thirrje për masa të menjëhershme për mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e pavarësisë së medias në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.